
Materialet zgjedhore kanë mbërritur sot në KZAZ nr. 91 Sarandë nën masa të rrepta sigurie. Sipas informacioneve, mbërritja e materialeve zgjedhore është mbikqyrur nga forcat e policisë nën shoqërimin e mjetet e ushtrisë.
Mësohet se pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.
Të shtunën, sipas ligjit, do nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore.
KZAZ nr. 91 Sarandë ka tashmë të ngritur edhe komisionin të përbërë nga Kryetari i PD, 7 anëtarë dhe sekretari. Kjo KZAZ ka 53 Qendra Votimi, 35 në qytet dhe 8 në Njësi Administrative Ksamil dhe 10 në rrethinat e bashkisë.
