Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat e kandidatëve për deputetë për tre subjekte për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Më konkretisht, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi miratoi listat për partinë Lëvizja “Atdheu”, partinë “Aleanca Kombëtare Shqiptare” dhe të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
