
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të testojë sot pajisjet elektronike të identifikimit të zgjedhësve (PEI), që do përdoren në zgjedhjet parlamentare. KQZ do të përdorë pajisjet PEI për të simuluar procesin e hapjes, mbylljes dhe identifikimit të zgjedhësit.
Përmes një njoftimi bëhet me dije se testimi do të zhvillohet në Magazinën e KQZ-së që ndodhet në Vaqarr. Votimi elektronik në zgjedhjet e 11 majit do të bëhet në njësinë administrative nr. 10, Tiranë dhe në bashkinë Vorë.
Njoftimi i KQZ:
Ditën e Hënë, datë 28.04.2024, në orën 11:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë testimin operacional të pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI) të zgjedhësve, që do të përdorën në zgjedhjet për Kuvend të dates 11 Maj 2025.
Në zbatim të nenit 22 pika 6 të Kodit Zgjedhor, KQZ do të përdorë pajisjet PEI për të simuluar procesin e hapjes, mbylljes dhe identifikimit të zgjedhësit. Testimi do të zhvillohet në Magazinën e KQZ-së që ndodhet në Vaqarr.
