Mbi 160 mijë emigrantë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, sipas KQZ-së.

Në një njoftim publik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje emigrantëve që kërkesa për regjistrim është deri më 4 mars.

Më shumë se 160.000 Zgjedhës Shqiptarë Jashtë Vendit Të Regjistruar në PER Që Nga Data 11 Janar 2025!

Apliko në PER tani dhe deri më 4 MARS 2025!

Shpërndaje Njoftimin Zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025. Përpara se të riaplikoni DUHET të:

  1. Lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER.
  2. Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ.”, thuhet në njoftim.