Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i ka dërguar një shkresë Kolegjit Zgjedhor ku kërkon të përshpejtohen shqyrtimi i ankimeve për kandidatët dhe subjektet zgjedhore për 14 Majin.
Celibashi shkruan se ankimet duhet të shqyrtohen jo më larg se 24 orë pas depozitimit.
Kjo sipas tij për të shmangur vonesat në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit.