Pas 5 bashkive të qarkut të Tiranës, KQZ ka miratuar sot modelin e fletëve të votimit të dy qarqeve, për 8 bashki të tjera për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Bëhet fjalë për Bashkitë Kukës, Tropojë, Has, Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Vau i Dejës dhe Fushë-Arrëz.
KQZ ka publikuar modelet e fletëve të votimit për kandidatët për kryetarë bashkish dhe kandidatët për këshillat bashkiakë.
Ndërkohë, në bashkitë e tjera, PD e Alibeajt garon vetëm për këshilla bashkiakë.

