Partia e Lirisë është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zg;jedhjet vendore të 14 majit. PL u regjistrua si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore.
Ditën e djeshme, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri me dije se numri i partive politike që kanë dorëzuar kërkesat e tyre për t’u regjistruar në zgjedhje është 21. Afati i fundit pwr t’u regjistruar wshtw data 6 mars.
“Në respekt të Nenit 64 e në vijim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Partia e Lirisë është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për njësitë e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj”, thuhet në njoftimin për mediat.