Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndarjet e komisionerëve të 3 partive kryesore të vendit.
Për partinë Socialiste janë lënë 3 komisionerë duke qenë se është e vetmja parti me shumicën parlamentare, ndërsa PD do ketë 2 komisionerë dhe LSI 1 komisioner, duke qenë se janë parti të opozitës parlamentare.
Ndërkohë që partitë e tjera të opozitës parlamentare si PDIU dhe PSD nuk do të kenë përfaqësues në KQZ.