Në ambientet e Ambasadës franceze në Tiranë është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes përfaqësuesëve të insitucioneve ligjzbatuese të vendit dhe diplomatëve të huaj.

Në thelb të diskutimeve ishte procesi zgjedhor në Shqipëri, goditja e krimeve zgjedhore si dhe garantimi i një procesi të drejtë dhe të ndershëm të pandikuar nga faktorët e jashtëm kriminalë.

Në këtë takim të pranishëm ishin Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, të ulur në një tryezë të përbashkët me ambasadorët e vendeve kryesore partnere të Shqipërisë, përfshirë Francën, Gjermaninë, Holandën, Austrinë, Italinë, Zvicrën, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë këtu dhe kreun e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR-it, Lamberto Zannier.

Diplomatët e huaj konfirmuan dhe njëherë mbështetjen e tyre për insitucionet shqiptare në luftë kundër krimit të organizuar, krimeve elektorale dhe nismave për ër të parandaluar dhe ndëshkuar çdo formë të manipulimit të votës apo intimidimit të votuesve.

Ardit Murataj