Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të udhëheq listën e PD-së në qarkun e Elbasanit.

Kujtojmë se pak më parë u konfirmua dhe lajmi që ka qarkulluar prej kohësh se Edi Paloka do të jetë drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Durrësit. Një qark që në zgjedhjet e fundit ka treguar se është edhe një nga më deçizivët, sa i takon ngushtësisë së rezultatit mes palëve.

Burime nga PD bënë me dije se Basha ia ka besuar këtë qark Palokës, i cili mban njëherësh dhe postin e nënkryetarit në Partinë Demokratike. Ndërkohë që Rama ka vënë si drejtues politik për qarkun e Durrësit Olsian Çelën e OSHEE-së.

Ndërkohë që Rama ka nisur pothuajse fushatën, me dorëzimin e çelësave të banesave për shumë qytetarë që janë prekur nga tërmeti, Basha dhe ekipi i tij duken paksa më të vonuar sa i takon përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve të Prillit.

Derimë tani PD ka zgjedhur drejtuesit politik për tre qarqe përfshirë edhe Durrësit. Në Fier u përzgjodh Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që në Shkodër demokratët do ti prijë Helidon Bushati. Mbetet për tu parë zgjedhjet e demokratëve dhe për 9 qarqe të tjera në vend.