Në Kosovë u mbajtën sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale
Rezultatet e shpallura tashmë nga KQZ-ja flasin për një numër të barabartë komunash të fituara nga Albin Kurti dhe PDK-ja.
Konkretisht LVV ka fituar në raundin e parë 3 komuna dhe kryeson në balotazh në 3 të tjera. Në të njëjtën situate është edhe PDK-ja që ka marrë Skënderaj, Ferizaj dhe Hanin e Elezit dhe do jetë në avantazh në raundin e dytë në Kaçanik, Mitrovicë të Jugut, Vushtri dhe Prizren dhe Vushtri.
AAK-ja e Ramush Haradinajt ka marrë 1 komunë që në raundin e parë dhe prin në katër komuna të tjera në raundin e dytë.
Kutitë e votimit janë mbyllur ndërsa pritet rezultati i zgjedhjeve. Në këtë proces kishin të drejtë vote 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, votuan vetëm 38,87% e qytetarëve.
Procesi zgjedhor ka nisur në ora 07:00 dhe përfundoi në orën 19:00.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka uruar “për fitoren” Listën Serbe – partinë kryesore të serbëve në Kosovë që Beogradi e mbështet.
“Edhe një fitore tjetër… Urime Listës Serbe dhe njerëzve tanë të palodhur në Zyrën për Kosovën”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Shifrat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, flasin për një betejë të fortë në Prishtinë, ku janë numëruar 171 nga 268 kuti votimi.
Në vend të parë që prej fillimit të procesit të numërimit, vijon të jetë kandidati i LDK-së, kryebashkiaku aktual Përparim Rama me 33.97% të votave të fituara, i ndjekur nga kandidati i Vetëvendosjes Hajrulla Cceko me 33.01% të votave. Ndërsa kandidati i PDK-së, Uran Ismaili mban vendin e tretë.
Përfundon procesi i numërimit të votave në komunën e Dragashit.
Në këtë komunë kryeson Bexhet Xheladini i LDK me 43.98% të votave. I dyti renditet Shaban Shabani me 28.38% të votave.
Edhe në Junik ka përfunduar numërimi i votave. Po ashtu edhe kjo komunë shkon në balotazh.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të votimeve dhe pjesës më të madhe të numërimit.
Ai ka konfirmuar se ka fituar zgjedhjet dhe se është në garë për 12 komuna.
“LDK sonte shpallë fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik shpallim fitoren në raund të parë. Afër këtij urimi jemi për Gazmend Muhaxherin që është gati me votat e mërgatës. Kur jemi kryetaret e tashëm dhe të ardhshëm, urojmë fituesin e garës kryesore, urojmë Përparim Ramën”, ka deklaruar Abdixhiku.
Në Graçanicë janë numëruar 38,24% të votave.
Lista Serbe është duke kryesuar me 62,32%
Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, ka nisur festën në Prishtinë.
Muzika dhe dajret kanë shpërthyer në kryeqytetin e Kosovës, pasi Përpaim Rama rezulton i pari sipas rezultateve paraprake.
Zgjedhjet për kryetarë komunash në Kosovë janë zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe pa incidente serioze, sipas vlerësimit të Policisë së Kosovës.
Plani operacional për menaxhimin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor është zbatuar me sukses në gjithë territorin e vendit, duke garantuar rend dhe qetësi para, gjatë dhe pas votimit.
Dy raste të cenimit të fshehtësisë së votimit janë proceduar, ndërsa disa informacione të tjera janë trajtuar si shënime zyrtare. Policia thekson se asnjë incident i madh nuk ka penguar rrjedhën e votimeve.