Më pak se dy muaj pasi u rizgjodh president i Francës, Emmanuel Macron, të paktën sipas exit poll-eve të para të zgjedhjeve parlamentare të kësaj te diele, do të humbasë shumicën absolute në parlamentin e ri.
Sipas televizionit francez FR2, mund të arrijë deri në 224 vende në parlament, ndërsa rivalët e tij kanë bërë përparime të mëdha. Për të ruajtur shumicën, atij do t’i duheshin të paktën 289 vende, por exit poll-et e nxjerrin shumë larg parashikimeve.
Arritjen më të madhe në këto zgjedhje pritet ta ketë Marine Le Pen, e cila nga 8 deputetë që kishte pritet të marrë nga 75 deri në 95 në këto zgjedhje.
Ky rezultat i së dielës mund ta privojë Macron-in të ndërmarrë reforma apo të qeverisë me një dorë të lirë.