VLORE – Gjykata e Vlorës i ka dhënë mandatin Vangjel Tavos si kryetar i bashkisë Himarë pas certifikimit edhe nga KQZ.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Artan Çirraga, i cili pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës.
Tavo tashmë pritet të betohet në Këshillin Bashkiak për të marrë detyrën, pasi mandati u konfirmua edhe nga KQZ më 12 shtator./abcnews.al
