Analisti Artan Hoxha
“Besoj që shumica relative e demokratëve do votojë zotin Basha sepse pjesa më e madhe e tyre mendojnë se Rilindja përdori të gjithë mjetet e paligjshme për t’i fituar këto zgjedhje. Nga ana tjetër i gjithë ekipi demokrat arriti një rezultat të mirë. Këtë gjë e besojnë shumica e demokratëve, njëkohësisht një pjesë e madhe e anëtarëve, kanë lidhje emocionale me zotin Basha që kanë bërë edhe fushatë bashkë me të.
Në gjykimin tim besoj se shumica relative do të jetë me zotin Basha, nëse e duan pushtetin të paktën të mos humbasin pozicionin aktual. Thënë kjo, unë uroj që demokratët të vlerësojnë përpos kandidatëve, edhe idetë e tyre për të ardhmen, propozimet, performancat e arritura. A do të kemi një PD që do të vërë në lëvizje të gjithë strukturat e saj? Apo do të kemi një PD në marrëdhënie të rastësishme me anëtarët e partisë?
Pres që zoti Basha të reflektojë mbi idetë e bëra nga kandidatët e tjerë, sepse të gjithëve na duhet një PD e rivitalizuar. Beteja e rradhës vjen shumë shpejt.