Kandidatja e Partisë Socialiste për Shkodrën, Majlinda Angoni, është shprehur besimplotë se ka ardhur ora e ndryshimit, sipas saj, për Bashkinë e dominuar në këto 30 vite nga demokratët.

Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me zonat e bllokuara nga bora, Angoni tha se po bëhet e pamundura që të gjithë qytetarëve tiu garantohet e drejta e votës.

“Ne po bëjmë të pamundurën që qendrat e votimit të hapen, megjithë kushtet e vështira të motit.

Them është herët për të dhënë konkluzionin e pjesëmarrjes, dëshiroj që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe, që secili të votojë për atë që dëshiron, është një e drejtë kushtetuese që duhet ta realizoj çdo qytetar.

Mendoj se ora e ndryshimit ka ardhur, unë i kam marrë mesazhet e mbështetjes së tyre”, tha Angoni.

Derimë tani në Shkodër është vënë re një prani e ulët e qytetarëve në qendrat e votimit, ndërkohë që në 3 njësi nuk ka nisur ende procesi i votimit si pasojë e motit të keq.

Bëhet fjalë për njësinë Shalë, Shoshë dhe Pult, ku përveç motit të keq, mungon dhe energjia elektrike.

Shkodranët do të zgjedhin mes 3 kandidatëve për kryetar Bashkie Majlinda Angoni nga PS, Xhemal Bushati nga PD, dhe Bardh Spahia nga koalicioni Shtëpia e Lirisë.fax