Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se deri në orën 15:00, procesi zgjedhor ka vijuar pa ndonjë pengesë.

Ai ka njoftuar se pjesëmarrja në zgjedhje është rreth 2.4 për qind në të katër komunat veriore ku po mbahen zgjedhjet.

“Deri në këto kohë procesi zgjedhor po vijon në rregull dhe nuk është njoftuar për ndonjë pengesë. Deri në orën 15:00, pjesëmarrja në zgjedhje është; Leposaviq 110 – 0.83 për qind, Zubin Potok – 240 votues apo 3.6 për qind, Zveçan 145 votues, 2.07 për qind, Mitrovicë e Veriut 597 votues apo 3.3 për qind”, ka thënë ai.

Konferenca e radhës pritet të mbahet në orën 19:30 nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili do të njoftojë edhe për përmbylljen e këtyre zgjedhjeve.