Nga Erion Murataj

Është e qartë që stina politike ka hyrë në fazën e nxehjes përpara përballjes.
Aq sa është e qartë se grupi shurupi i trinomit ka filluar si Putini rekrutimet për luftën e rradhës pa nder.
Në këtë çorbe ska dyshim që gjunjë gjakosurit janë gati kurdoherë si dikur për parti Enver!
Nga sulmet si opozitar të Lulit që bënin në 2021 kanë filluar të ç’mpinë nofullat te pushteti për ndonjë kockë .
Po nejse kjo është çeshtje shije dhe jo karakteri pasi nuk e kanë pasur që ditën e parë.
Pushteti i 4 ka rënë po ashtu si çdo tjetër dhe në çdo analizë apo pasqyrim gjen pisllekun e ndonjë boli plak apo ndonjë vajze të mbare që shet çdo gjë për dy tre apo më shumë rroga apo qoftë edhe për përqindje 200 lekëshe.
Po as ky nuk është lajm.
Lajmi i vërtetë është kur me urdher të tutorëve që i ndryshojnë edhe për një 200 leksh, mendojnë të ndikojnë në rezultat apo duke trokitur për ti berë politik kujtdo që është i ftilluar duke i ofruar 200 lekë apo 200 mijë si e si për ta bërë simotër të orgjisë 32 vjeçare.
E kshu gazetarucë qe kan kaluar ylberin nga Gaz Bardhi e Taulant Balla që prodhuan 21 Prillin tani nofullat i kanë gati për 200 lekshin e rradhës.
E nëse kjo është strategjia elektorale që trinomi mendon të përdor për zgjedhje i qoftë puna e mbarë.
Harrojnë një detaj ama! Janë pa nder e me borxhe.
Harrojnë se ka nje pakice që nuk shet fundshpinën duke u bërë klloun gjunjgjakosur e nofull shpejt pa dallim gjinie siç janë shërbetorët e fushatës se orgjise 32 vjeçare.
Unë kam një urim për këta specie .
Juve u shtoft Zoti takatin e tutoreve tuaj inatin !
Ka ca si unë që vazhdojnë përpara me moralin lart dhe mos harroni pa borxhe 😉
E nëse zgjedhjet do të jenë në 14 Maj unë gjithsesi do të festoj.
Pasi është dita që i thashë ” si je ” diellit me nder.
Fjalë të cilën ju se njihni fatkeqsisht …
Vazhdoni ofroni 200 leksha e 200 mijë leksha ne fund dihet cfare do fitoni ….
Sa per tutorët tuaj inpotent e pa nder i them .
NUK KA LUFTE QË NUK FITOJNË TE RIJNTË