Ndërsa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet vendore të 14 Majit, Partia Socialiste vijon punën për organizimin politik. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS-së. Bëhet me dije se tema kryesore e diskutimeve janë zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Siç raporton gazetarja Esiona Konomi, është një mbledhje vijuese për të analizuar sondazhet se kush do të kandidojë në bashkitë e vendit. Do të bëhet gjithashtu një analizë e bashkive në dy drejtime, mbi emrat që mund të kandidohen dhe për punën që kanë bërë kryebashkiakët aktualë.

Sakaq, kujtojmë që Partia Socialiste ende nuk ka dalë me kandidatura zyrtare për kryetar të bashkive./abcnews.al