Ditën e sotme mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD. Në garë janë ish kreu i PD Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.
Mbajtja e zgjedhjeve ka sjell një tjetër përçarja në PD zyrtare, me një pjesë që ishin kundër mbajtjes së tyre sot.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi mblodhi ditën e enjte Këshillin Kombëtar, duke vendosur që të anuloheshin zgjedhjet. Ndërkohë kërkuan që Basha të çregjistrohet si kryetar.
Vendimi për anulimin e zgjedhjeve nuk u pranua nga Kryesia, duke hedhur akuza se Bardhi e përdori mbledhjen për interesa personale.
Sakaq Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka akuzuar Lulzim Bashën se po përçan Partinë Demokratike.
Sipas grupit demokrat “interesi i Lulzim Bashës po duket që është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal”.
Ndërkohë kreu i Komisionit Zgjedhor në PD Jemin Gjana ditën e djeshme në një dalje për mediat i bëri thirrje anëtarësisë që të marrin pjesë në votim pasi procesi është legjitim.
Votimi do të hapet në orën 8 dhe do të mbyllet në orën 19.00.
Në krahasim me zgjedhjet e fundit në PD, numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë.