Një 30-vjeçare rezulton e zhdukur që prej 2 tetorit në Kosovë.

Mediet në vend bëjnë me dije se personi i zhdukur është Emine Berisha, nga Samadrxha e Suharekeës. Ka qenë bashkëshorti i saj, ai që ka kallëzuar zhdukjen e të shoqes.

“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në kërkesën e Policisë./abcnews.al/