Një 36-vjeçar nga Tirana është zhdukur pa lënë  gjurmë. Ka qenë vëllai i tij, i cili ka bërë denocimin në Polici, duke thënë se vëllai iku nga shtëpia ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më. 

Uniformat blu tashmë kanë nisur kërkimët për gjetjen e të riut.

Më datë 19.04.2022, shtetasi A. M., 44 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi I. M., 36 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë.