Një 59-vjeçare shqiptare është zhdukur nga banesa e saj në Itali, pa lënë asnjë gjurmë.
Siç raporton Corriere, gruaja shqiptare ka dalë në të gdhirë pa i thënë askujt, siç nuk kishte bërë kurrë më parë dhe pa marrë celularin me vete .
Disa orë më vonë, familja e saj që jeton në Pontedera (Piza), raportoi zhdukjen e tij në polici.
Sipas asaj që mësohet, 59-vjeçarja është zhdukur nga shtëpia rreth orës 06:00 të së shtunës së 26 tetorit. Gruaja nuk ka lënë asnjë shënim.
Autoritet ndërkohë kanë nisur kërkimet dhe po koordinohen nga njësia komanduese e zjarrfikësve lokale, e ngritur në periferi të qytetit të Pontedera.
Identiteti i shqiptares nuk bëhet me dije për mediat.
Top Channel