Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi këtë të shtunë se komandanti i lartë rus, Eduard Basurin, është zhdukur dhe vendndodhja e tij nuk dihet ende.
Sipas pretendimeve të Inteligjencës së Ukrainës, Basurina ishte komandanti i cili urdhëroi përdorimin e armëve kimike në Mariupol.
“Ky është vetëm një vazhdim i represionit kundër komandantëve të ushtrisë ruse, të cilët “nuk justifikuan besimin e madh” të Rusisë dhe nuk arritën të zhvillonin planin origjinal për pushtimin e Ukrainës. Fati i mëtejshëm i ish-komandantit nuk dihet”, thuhet në njoftimin e inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes ruse.
Eduard Basurina është gjithashtu zëvendëskomandanti i Korpusit të Mbrojtjes të ashtuquajturës Republikës Popullore të Donetskut.