Një 54-vjeçar është deklaruar i zhdukur nga familjarët e tij në Polici.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për gjetjen e shtetasit A. M., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ka bërë kallëzim vëllai i tij shtetasi J. M., i cili ka deklaruar se nuk ka dijeni mbi vendndodhjen e 54-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.