Një 59-vjeçare, amvise, me origjinë shqiptare, është zhdukur prej tre ditës në Itali teksa familja ka denoncuar në policia. Sipas denoncimit nga familjarët, gruaja kishte dalë në të gdhirë të së shtunës pa i thënë askujt, siç nuk kishte bërë kurrë më parë dhe pa marrë celularin me vete.

Disa orë më vonë, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi në Pontedera (Piza), familja e saj raportoi zhdukjen e tij në polici. Prefektura e Pizës ka aktivizuar planin për kërkimin e personave të zhdukur. Sipas asaj që mësohet, 59-vjeçarja është zhdukur nga shtëpia rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës së 26 tetorit. Gruaja nuk e ka marrë celularin me vete dhe nuk ka lënë asnjë shënim.

Plani i Prefekturës nisi zbatimin pasditen e vonë të së shtunës, 26 tetor. Kërkimet po koordinohen dhe organizohen nga njësia komanduese e zjarrfikësve lokale, e ngritur në periferi të qytetit të Pontedera. Në kërkime të përfshirë dhe një ekip nga brigada e zjarrfikësve të Pizës së bashku me ekspertë të Tas, zhytës nga komanda e zjarrfikësve të Livornos dhe personeli i karabinierëve.

Helikopteri Drago nga departamenti i fluturimit të zjarrfikësve Cecina gjithashtu ndërhyri në përpjekje për të gjetur gruan dhe fluturoi mbi Arno deri në grykë të tij.