Forcat Speciale “RENEA” kanë kryer kontrolle gjatë mbrëmjes së djeshme në Shijak. Mësohet se kontrollet e bëra kanë qenë pas zërave që qarkullonin se biznesmeni Evris Martinaj i cili prej dy muajsh është raportuar i zhdukur, ka hyrë për herë të fundit në banesën e “Avdylajve”.
Pamjet e fundit të regjistruara mbi Martinajn kanë qenë ato të daljes së tij nga hoteli në Durrës, ku ishte i shoqëruar nga një modele dhe nga oficeri i operacionales Jeton Lami.
Mbi të shumëkërkuarin ka pasur deklarata të ndryshme por ende asnjë përgjigjie zyrtare nga policia e shtetit për fatin e tij. Vetë kryeministri Edi Rama kërkoi nga drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë, Muahamet Rrumbullaku që policia të dilte në përgjigjie sa më të shpejtë lidhur me fatin e Martinajt.

Ndërsa ish kryeministri, Sali Berisha gjatë deklaratave të tij, shpesh është shprehur se Rama kishte informacione mbi zhdukjen e Ervis Martinajt dhe se ky i fundit ishte parë për herë të fundit në Shijak, duke hyrë në banesën prej ku nuk doli më.