Policia ka dhënë informacion në lidhje me arrestimin e 50-vjeçares në Sarandë ditën e djeshme, 6 korrik pasi kishte rrëmbyer një 12-vjeçar nga Tirana.

Blutë bëjnë me dije se B. M., 50 vjeçe, banuese në Sarandë e shfrytëzonte 12-vjeçarin Ronaldo T. për të lypur. I mituri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Paraditen e djeshme, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Tiranë,  u bë e mundur gjetja e shtetasit të mitur Ronaldo T., 12 vjeç, i cili ishte larguar disa ditë më parë, nga banesa e tij në Tiranë. I mituri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, shtetasja B. M., 50 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi është konstatuar duke shfrytëzuar 12-vjeçarin për të lypur,” njofton policia.