Kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit, i cili prej muajsh është në izolim si pasojë e procesit gjyqësor ndaj tij, i është aprovuar leja për 6 orë. Kjo ka ardhur si pasojë e humbjes së jetës së gjyshes së tij.Sipas informacioneve, Fredi Beleri do të shoqëtohet me punonjës policie nga fillimi i ceremonisë e deri në mbarim të saj.Varrimi mësohet se do të bëhët në orën 14:00 në Himarë, ndërsa vetë Fredi Beleri do të niset nga burgu i Fierit aty ku ndodhet aktualisht i izoluar.
