Një zjarr i madh ka rënë në malin e Torrovicës në Lezhë. Bëhet me dije se zjarri është përhapur me shpejtësi dhe se deri më tani janë djegur 15 hektarë pyje.

Ajo që e bën më të frikshme këtë situatë është se nga flakët rrezikojnë dhe dy banesa në fshatin Bend në kufi me Shkodrën.

Zjarri po përhapet me përmasa të mëdha, si pasojë e erës së fortë. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjës, por që ndërhyrja është e vështirë si pasojë e terrenit.