Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në një ndërtesë në Shëtitoren “Boulevard des Capucines”, afër Sheshit të Operës në pjesën qendrore të Parisit.

Në video shihet se flakët kanë përfshirë një sërë ndërtesash historike të kryeqytetit francez.  Shërbimet zjarrfikëse kanë urdhëruar njerëzit të shmangin zonën.

Kjo është zona më ikonike e Parisit që vizitohet nga shumë turistë. Zjarri i së shtunës të kujton atë të vitit 2019 që shkatërroi katedralen me famë botërore Notre-Dame.