Zjarrfikëset e Fierit, Patosit dhe Roskovecit prej orësh po luftojnë me flakët në pyllin me pisha në Roskovec.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë në disa vatra aktive për shkak të tymit. Drejtori i zjarrfikësve të bashkisë Fier, Zija Hyka ka pohuar se situata  është shume e veshtire.

Tre grupe zjarrfikese janë ne terren. Po kerkohen perforcime nga repartet e zjarrfikseve të Patosit.

Zjarri po perhapet me shpejtesi ne nje siperfaqe te gjere, shumë shpejtë do afrohet në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e qujatur “Qafa e Shkozës”- u shpreh ai më herët për mediat.