Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha pranë plazhit të Darëzezës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era e fortë, duke iu afruar disa lokaleve në zonë.
Në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët.Bashkë me ekipet zjarrfikëse, në ndihmë janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
Autoritetet po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa vijon puna për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.