Një zjarr ka përfshirë zonën në afërsi të hekurudhës në Shkozet, në lagjen 14 të qytetit të Durrësit. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews flakët kanë përfshirë shkurret në afërsi të një banese dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të thatësirës.
Banorët janë përpjekur për shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore por pa mundur t’ia dalin, ndërkohë që vihet re mungesa e shërbimit zjarrfikës.
Gjithashtu raportohet se një tjetër vatër masivë zjarri ka rënë në fshatin Polis të Elbasanit, ku në bazë të informacioneve paraprake bëhet me dije se flakët po përparojnë drejt shtyllave të tensionit të lartë she shtëpive të banuara.
Vatra e tretë është regjistruar në fshatin Drenovë, ku flakët po rrezikojnë puset e naftës dhe varrezat.
fax