Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën e pishave pranë zonës së Krastës në Krujë. Terreni i vështirë, siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, e bën pothuajse të pamundur ndëhyrjen e zjarrfikëseve.
Erërat e fuqishme përbëjnë një faktor favorizues në përhapjen e flakëve në e pyllit me pisha.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që duhet ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.