Një i moshuar ka humbur jetën në Fushë Krujë pas rënies së një zjarri në banesën e tij. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”.
Dyshohet se zjarri në banesë ka rënë pas rrjedhjes së gazit e për pasojë 92-vjeçari që ndodhej në shtëpi nuk ka mundur të shpëtojë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
