
Një apartament në katin e shtatë të një pallati është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ 29 Nëntori”.
Në momentin kur ndodhi ngjarja, mesohet se pronarët nuk kanë qenë në shtëpi ndërsa zjarrfikëset janë lajmëruar nga fqinjët.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndersa grupi i hetimit po kryen verifikimet.
