Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Rrencit në Lezhë, ndërmjet fshatrave Malecaj dhe Koljakaj.
Raportohet se flakët po përhapen me shpejtësi edhe për shkak të erës, ndërsa poshtë saj ndodhen disa shtëpi banimi.
Të parët, për shuarjen e flakëve, janë angazhuar banorët vendas dhe më pas janë nisur drejt zonës zjarrëfikësit.
Nuk dihet ende sesi nisi zjarri, por ka dyshimet që flaket të jenë shkaktuar nga pakujdesia.
Top Channel