Një zjarr ka përfshirë një pallat në Astir gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mesohet se në apartamentin ku shpërthyen flakët, një grua është hedhur nga ballkoni me qëllim për të shpëtuar. Por nuk ka mundur të mbijetojë pas dëmtimeve të marra duke ndërruar jetë në spital.
Mësohet se ka edhe të lënduar të tjerë, ndërkohë që nuk bëhet me dije se cili mund të ketë qenë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë që shkaktoi zjarr në pallat. Sipas njoftimit të policisë së bashku me 62 vjeçaren është hedhur nga dritarja edhe djali i saj K.O 36 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Plotë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.