Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në fshatin Qesarat, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi M. F., 66 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
