Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në panelin elektrik të një pallati të rindërtuar pas tërmetit në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”. Gazetari Gjergj Figuri raporton se zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik në banorët të cilët kanë dalë menjëherë te apartamentet e tyre.
Fatmirësisht nuk ka pasur dëme të tjera përveç dëmtimit të sistemit elektrik pasi banorët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit të cilët kanë ndërhyrë duke shuar flakët. Ndërkohë, nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin në sistemin elektrik që shkaktoi panik te banorët.