Erion Murataj PSD

Rreth orës 1:15 të mëngjesit të datës 12 maj, një zjarr shpërtheu në shtëpinë e kryeministrit britanik, Keir Starmer, në Kentish Town. Zjarri u shua shpejt, pa shkaktuar të lënduar, por duke shkaktuar disa dëme në hyrje.

Policia e Metropolitane dhe Brigada e Zjarrfikësve të Londrës janë angazhuar në hetimin e rastit, ndërsa një kordon policie ka bllokuar rrugën përreth shtëpisë.

Një 21-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka djegur shtëpinë e kryeministrit britanik Keir Starmer në veri të Londrës. Policia dyshon se zjarri është ndezur me qëllim rrezikimin e jetëve.

Policia Metropolitane ka konfirmuar se arrestimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe i dyshuari është aktualisht në arrest. Ky arrestim lidhet me tre ngjarje zjarri që ndodhën në veri të Londrës gjatë javës së kaluar: një zjarr në një shtëpi në Kentish Town, një automjet të djegur dhe një zjarr në hyrje të një ndërtese tjetër.

Njësia kundër terrorizmit e Policisë Metropolitane ka marrë përsipër hetimin për shkak të lidhjes së shtëpisë me një figurë të njohur publike, ndërkohë që hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit vazhdojnë.

Policia ka njoftuar se të tre zjarret po trajtohen si të dyshimta. Edhe pse Keir Starmer është tani kryeministër, ai ende jeton në adresën e tij private në veri të Londrës.

Dëmtime ka pasur vetëm në hyrjen e shtëpisë, ndërsa nuk ka pasur të lënduar. Një banor i zonës ka deklaruar se ka dëgjuar një zhurmë të fortë, që ka ngjarë si një koktej molotovi./vplus