Zona e njohur si “Piramida 12” në Leskovik është përfshirë nga flakët ndërsa raportohet se zjarri ka nisur nga toka greke dhe po afrohet drejt tokës shqiptare në fshatin Kamenik.

Në zonën e minuar që prej Luftës së Dytë Botërore situata paraqitet problematike ndërsa kanë nisur edhe disa shpërthime të minave ndërsa flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse dhe forcat e policisë së komisariatit të Kolonjës dhe forca nga zonat e mbrojtura.