Ndërsa seanca plenare vazhdon me tensione, jashtë Kuvendit po zhvillohet protestë.

Gazetari Ervin Leka raporton se protestuesit e Rithemelimit dhe PL-së kanë marrë goma dhe iu kanë vënë flakën para godinës. Ata gjithashtu kanë hedhur edhe molotov.

“Janë dy grumbuj me goma që sapo u kanë vënë flakën duke shkaktuar dy zjarre të mëdha në hyrje të kuvendit por nuk ka persona afër. tymi ka pushtuar edhe vendin ndërsa janë hedhur edhe një shishe me molotov nga protestuesit ndërsa policia dhe forcat speciale kanë krijuar edhe perimetrin e sigurisë,“, raporton gazetari Ervin Leka.

Sipas gazetarit më pas ata kanë hedhur edhe sende të forta për t’i penguar forcat e policisë që të mos fikin zjarrin.

Janë sulmohen me gurë, vezë dhe Sende të tjera. Ka gurë, materiale të tjera dhe dërrasa që hidhen ndaj oficerëve të policisë, të cilët tëntuan të huajnë flakën në pjesën e gomave dhe nuk janë lejuar e zhvendosur disa hapa më tutje për shkak të dhunës nga ana e protestuesve të opozitës.”, shtoi ai./abcnews.al