Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në afërsi të autostradës Tiranë-Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë fillimisht disa shkurre në zonën e Mjull Bathores, më pas është përhapur me shpejtësi duke marrë përmasa të mëdha.
Flakët kanë rrezikuar disa banesa që ndodhen aty pranë, ndërsa qytetarët kanë kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikëses.
Nuk raportohet për dëme materiale.