Pranë puseve të naftës në vendin e njohur si sektori katër i ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në Patos ka rënë zjarr.

Mësohet se flakët kanë rënë në zonën e quajtur Ofiçinë e vjetër. Burimet nga vendi i ngjarjes theksojnë se zjarri po avancon, ndërsa aktualisht po digjen edhe ullishtet aty pranë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikëset e Patosit dhe Albpetrolit ndërsa puset janë të një kompanie private. /abcnews.al/