Pajisjet për të ndërhyrë në raste aksidentesh
Gjatë vitit 2021 shërbimi zjarrëfikës i Rrogozhinës u përball me 142 zjarre të cilët prekën pyjet,kullotat dhe disa banesa.
I gjithë personeli i zjarrëfikësve ka qenë në gadishmëri për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kanë pasur nevojë për asistencën e tyre.
Gjatë dy muajve të parë të 2022 shërbimi zjarrëfikës ka kryer 27 ndërhyrje.
Sipas shefit të zjarrëfikëses së Rrogozhinës falë bashkëpunimit me bashkinë e Rrogozhinës së shpejti ata do të pajisen edhe më mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në raste aksidentesh pasi deri më tani nuk kanë mundur që të asistojnë në aksidente pasi nuk kanë pasur mjete.
Shërbimi zjarrëfikës i Rrogozhinës po ashtu ka nevojë edhe për një sërë investimesh të tjera në mënyrë që edhe puna e tyre në terren të jetë më e lehtë dhe më efikase.