Sipas statistikave në Shqipëri ndodhin rreth 500 zjarre në vit si pasojë e pakujdesisë brenda ambienteve të shtëpisë. Bombolat e gazit , luhatjet e tensionit, cilësia e dobët e punimeve elektrike kanë qenë shkaqet më të zakonshme të këtyre zjarreve.

Apartamente të shkrumbuara, prona, dyqane, dëmtime të komshinjve kanë sjellë pasoja të jashtëzakonshme për mundësitë financiare të të dëmtuarve.

Rasti i fundit në Vlorë, ku një apartament në rrugën “Pavarësia”  u shkrumbua nga flakët, e ilustron qartë rrezikun që i kanoset çdo pasurie. 

Po sa janë shqipatrët të ndërgjegjësuar për rrisqet që mundet tu vijnë banesave të tyre nga zjarri tërmeti, përmbytja? Ja çfarë tha zoti Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL:about:blank

“Kohët e fundit po ndodhin shumë ngjarje, veçanërisht zjarre, por edhe përmbytje, breshër, por edhe fatkeqësi të tjera natyrore. Si rezultat i ndryshimeve klimaterike, ngjarjet janë bërë të zakonshme.

Ajo që sot ndodh në qytetet e Shqipërisë, është një fenomen jo pak i zakonshëm. Shumë apartamente digjen nga bombolat e gazit, nga ndryshimet e tensionit, për të cilat natyrisht që ka zgjidhje, por që teknikisht duhet bërë kjo nga organet kompetente.

Këto zjarre që ndodhin sot në Shqipëri, krijojnë disa shqetësime. Përveç humbjes së apartamentit të një personi, krijon edhe konflikt me fqinjët, lart, anash, por edhe me pallatin. Pra vlera e dëmit është e konsiderueshme. Por nëse ke një policë sigurimi dhe je i siguruar, atëherë përfitimet janë në normalitetin e zakonshëm.

Ti përfiton vlerën e dëmit të shkaktuar në apartamentin tënd, por nga ana tjetër do përfitosh edhe mbulimin për apartamentet e tjera për dëmin që u ke shkaktuar ti të tjerëve si rrjedhojë e këtij zjarri”,  ka thënë ndër të tjera z. Ponari.

A kushton shumë të sigurosh pronën?

“Sigurimi i Apartamentit kushton vetëm 50 mijë lekët të vjetra në vit. Një vlerë shumë e vogël. Përfitimet janë të jashtëzakonshme, primi i sigurimit është më i ulti në Europë dhe garancitë janë shumë të mëdha, sepse kjo industri dhe SIGAL në veçanti, ka treguar që misioni i tij është të paguajë në kohë dhe sa më shpejt dëmet e shkaktuara dhe dëmet e ndodhura nga këto fatkeqësi”, shton Ponari.