Një nga qytetet më të mëdha në veri të Kanadasë po evakuohet pas paralajmërimeve se zjarret mund të arrijnë në fundjavë.
20 mijë banorët e Yellowknife, kryeqendër të Northwest Territories, kanë kohë deri pasditen e të premtes për t’u larguar. Deri të mërkurën mbrëma, zjarri iu afrua deri në 17 kilometra qytetit.
Një zjarr tjetër po e kërcënon komunitetin e Hay River. Një nga të evakuarat i ka thënë CBC se vetura e saj filloi të shkrihej dhe se familja e saj kaloi nëpërmjet zjarrit për të ikur nga qyteti.

Northwest Territories ka shpallur gjendjen emergjente të martën, ndërsa po lufton me mbi 200 vatra zjarri.
