Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Cipllakë të Fierit.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë kodrën me ullishte, ndërsa shtullunga e tymit ka mbërritur deri në qytetin e Fierit.

Për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikëset e kanë të pamudnur për të ndërhyrë ndërsa flakët përhapen me shpejtësi pasi favorizohen nga era e fortë.

Si lindi vatra e zjarrit?
Djegia e hamullave pas korrjes së grurit rrezikon djegien e dy godinave, në pamjë të pare të pabanuara, në afërsi të fshatit Topojë në Fier. Zjarri vijon te perparoje me shpejtesi per shkak edhe te erës që fryn në këtë zonë.

Zjarri ka nisur në fushën pranë shtëpisë dhe vijon te perparojë në territor. Shtëpitë ndodhen jo shumë pranë fshatit, ndërsa mendohet që zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme.