Erion Murataj PSD

Xhamia është përfshirë nga flakët në fshatin Shupenzë të Dibrës. Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit.

Kjo ngjarje e rëndë për banorët e zonës, ndodhi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Siç shihet dhe nga pamjet xhamisë i kanë mbetur vetëm muret.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.about:blank

Sipas dyshimeve të para nga policia, shkak mendohet të jetë një defekt në rrjetin e instalimeve elektrike.